Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ter Stegen do operohet, Barcelona në telashe me regjistrimet

Ter Stegen do operohet, Barcelona në telashe me regjistrimet

13:06, 25/07/2025

Kapiteni dhe portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka konfirmuar se do t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë, me rikuperim rreth tre muaj.

Ky vendim i prish planet klubit, që shpresonte të përdorte mungesën e tij për të liruar hapësirë në kufirin e pagave dhe për të regjistruar Marcus Rashford dhe Joan Garcia.

Siç duket, koha e rikuperimit nuk përmbush kushtet për rregullin e dëmtimit afatgjatë (minimumi 4 muaj).

Barcelona po mendonte edhe një largim të mundshëm të Ter Stegen, por me operacionin, kjo bëhet pothuajse e pamundur.

Ndërkohë marrëdhënia mes klubit dhe kapitenit gjerman mbetet e tensionuar, pasi Ter Stegen nuk e ka pritur mirë as afrimin e Garcias dhe as përpjekjet për ta shtyrë drejt largimit.

Për momentin, Inaki Pena mbetet i vetmi portier i gatshëm për ndeshjen hapëse të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco