Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Barcelona i bën kërkesë UEFA-s për ndeshjet e Championsit

Barcelona i bën kërkesë UEFA-s për ndeshjet e Championsit

09:39, 25/07/2025

Situata e stadiumit të Barcelonës vazhdon të jetë një shkak i madh shqetësimi.

Barça ende nuk ka një stadium për të luajtur ndeshjet e para të La Ligës.

Kjo për shkak se “Camp Nou” nuk është gati, me punimet e ndërtimit që nuk po shkojnë aq shpejt sa ishte planifikuar.

Barça do t’i luajë ndeshjet e para të La Ligës jashtë fushe, por më pas, nuk është e sigurt se ku do ta luajë ndeshjen me Valencian në shtëpi.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi po i lutet UEFA-s që t’i lejojë ata të luajnë ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve jashtë shtëpisë.

“Ajo që i kemi kërkuar UEFA-s është të na lejojë të luajmë ndeshjen e parë jashtë shtëpisë”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Shorti është më 28 gusht dhe do ta shohim atëherë. Shpresoj që UEFA të na lejojë të luajmë jashtë fushe. Po zhvillojmë gjithnjë e më shumë një marrëdhënie më të mirë me UEFA-n.

Unë e respektoj shumë punën që po bën Aleksander Ceferin, presidenti i saj, dhe mendoj se mund t’u besojmë atyre”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco