Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Vdes legjenda e mundjes, aktori i mirënjohur Hulk Hogan

Vdes legjenda e mundjes, aktori i mirënjohur Hulk Hogan

17:58, 24/07/2025

Legjenda e mundjes Hulk Hogan ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare.

Mjekët u thirrën në shtëpinë e Hulk Hogan në Clearwater, Florida, herët në mëngjesin e së enjtes, me operatorët që thanë se bëhej fjalë për një ‘arrest kardiak’, sipas TMZ.

Para shtëpisë së legjendës së mundjes ndodheshin disa makina policie dhe autoambulanca, dhe ai u transportua me barrelë në ambulancë.

Vetëm disa javë më parë, gruaja e Hogan mohoi thashethemet se ai ishte në gjendje kome, duke deklaruar se zemra e tij ishte ‘e fortë’ dhe se ai po rikuperohej pas disa operacioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco