Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Lionel Messi mungon në All-Star Game, zbulohet arsyeja

Lionel Messi mungon në All-Star Game, zbulohet arsyeja

16:22, 24/07/2025

Lionel Messi nuk ka marrë pjesë në ndeshjen e shumëpritur All-Star Game, ku yjet më të mirë të MLS triumfuan ndaj një përfaqësueseje të përbërë nga lojtarët më të mirë të Liga MX. Vendimi për të mos u aktivizuar u mor në marrëveshje me stafin teknik të Inter Miami-t, si masë paraprake pas një serie të ngjeshur ndeshjesh në javët e fundit.

‘Ylli’ argjentinas ka zhvilluar pesë ndeshje të plota në MLS në vetëm 14 ditë, përveç katër dueleve të zhvilluara në Kupën e Botës për Klube, ku Inter Miami arriti deri në fazën e 1/8-ave, për t’u eliminuar më pas nga PSG.

Një ngarkesë e madhe fizike që ka lënë pasoja dhe e ka shtyrë klubin, në bashkëpunim me stafin mjekësor, të vendosë ndalimin e përkohshëm të aktivizimit të Messit për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më të rëndë.

Trajneri Javier Mascherano zbuloi se Messi kishte ndier shqetësime fizike që në ndeshjen ndaj Portos. Deri tani nuk është lëshuar ndonjë komunikatë zyrtare mjekësore, por nuk pritet që ai të përballet me ndonjë masë disiplinore, ndryshe nga rasti i dikurshëm me Zlatan Ibrahimovic-it, i cili u ndëshkua për mungesën në një All-Star të zhvilluar në fushë sintetike.

Ndërkohë, Inter Miami po përgatitet për dy sfida të rëndësishme: ndaj Cincinnati-t, të shtunën, në MLS, dhe kundër Atlas nga Meksika, të mërkurën e ardhshme në Leagues Cup. Në këtë situatë, klubi ka zgjedhur t’i  japë përparësi sezonit zyrtar përpara një eventi thjesht mediatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco