Superkompjuteri parashikon skuadrën shqiptare që ka më shumë mundësi të kualifikohet në Conference League

Superkompjuteri parashikon skuadrën shqiptare që ka më shumë mundësi të kualifikohet në Conference League

15:31, 24/07/2025

Dinamo projektohet si skuadra shqiptare me më shumë përqindje mundësi për kalimin në turin tjetër të Ligës së Konferencës.

Këtë parashikim e bën superkompjuteri i “Football Meets Data”, që ka simuluar të gjitha ndeshjet e turit të dytë 10 mijë herë.

Dhe në të gjithë këto simulime, skuadra e Dinamos është ajo shqiptare me përqindjen më të madhe për të vazhduar më tej në përballjen me Atletik Klub D’Eskaldes, plot 76%.

Përveç saj, janë edhe dy skuadra nga Superliga e Kosovës që kanë shanse të mëdha për kalimin e turit, pasi Ballkani projektohet me 67% për kualifikimin përballë Floriana dhe Prishtina me 57% përballë Larne.

Ndërkaq, Vllaznia projektohet me vetëm 31% mundësi që t’ia dalë përballë Vikingur të Reikjavikut.

Sa i përket shanseve të Egnatias, e cila ka kaluar në këtë turne pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, ajo përllogaritet se ka 37% mundësi kalimi përballë Dinamo Minsk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco