Toto Wolff largon zërat për Verstappen, Mercedesi 2026 me Russell dhe Antonelli

Toto Wolff largon zërat për Verstappen, Mercedesi 2026 me Russell dhe Antonelli

21:38, 23/07/2025

Toto Wolff ka konfirmuar se Max Verstappen nuk do të jetë pjesë e Mercedesit në sezonin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve të fundit që lidhnin kampionin e trefishtë me skuadrën nga Brackley. Në një intervistë për televizionin austriak ORF, shefi i skuadrës deklaroi se plani i Mercedesit është të vazhdojë me George Russell dhe Andrea Kimi Antonelli-n.

“Drejtimi ynë është i qartë: të vazhdojmë me George dhe Kimi-n. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë të madhe”, tha Wolff, duke theksuar se ky është prioriteti kryesor i ekipit dhe se të gjithë brenda Mercedesit janë të përditësuar me situatën.

Deklarata e Wolff vjen vetëm dy javë pas pretendimeve të Nelson Piquet Jr, i cili kishte lënë të kuptohej se Verstappen mund të transferohej te Mercedes pas tensioneve me Red Bull. Megjithatë, kjo hipotezë tashmë duket e përjashtuar.

Russell pritet të vazhdojë si lider i skuadrës, ndërsa Antonelli, talenti italian vetëm 17 vjeç, shihet si investimi afatgjatë i Mercedesit për të ardhmen. Skuadra po përgatitet për ndryshimet teknike të vitit 2026 me një formacion që tashmë duket i konfirmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco