Lamine Yamal vazhdon të mahnitë botën e futbollit, dhe jo vetëm në fushë. Sipas analizës më të fundit të Football Benchmark, talenti 17-vjeçar i Barcelonës ka arritur një vlerë historike prej 279.70 milionë eurosh, duke u bërë futbollisti më i vlefshëm që nga viti 2018, kur kjo platformë nisi të publikonte vlerësimet e saj të detajuara për tregun europian.
Pas rinovimit të fundit të kontratës me Barcelonën, vlera e Yamal është rritur me 121.75 milionë euro vetëm që nga shkurti i vitit 2025, kur vlerësohej me 157.95 milionë euro. Kjo rritje e jashtëzakonshme e çon atë përpara emrave të mëdhenj si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.
Sipas të dhënave historike të Football Benchmark, vetëm katër futbollistë kanë kapërcyer ndonjëherë shifrën prej 200 milionë eurosh: Neymar (233.5 mln), Messi (209.9 mln), Mbappé (215 mln) dhe tani Yamal, që ka vendosur një rekord të ri absolut.
Top-10 futbollistët më të vlefshëm në botë sipas Football Benchmark:
Në këtë listë nuk ka asnjë futbollist italian, ndërsa dominimi është i qartë nga klubet si Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City. Ndërkohë, rritja galopante e vlerës së Yamal e bën atë jo vetëm një ‘yll’ të së tashmes, por edhe një garanci ekonomike për të ardhmen e katalanasve.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: