Zyrtare/ Talenti 18-vjeçar firmos kontratën e parë profesionale me Liverpool-in

Zyrtare/ Talenti 18-vjeçar firmos kontratën e parë profesionale me Liverpool-in

16:52, 23/07/2025

Liverpooli ka zyrtarizuar sot firmën e kontratës së parë profesionale me talentin 18-vjeçar, Kareem Ahmed. Futbollisti premtues, që iu bashkua akademisë së klubit në moshën vetëm gjashtëvjeçare, ka tërhequr vëmendjen që në debutimin e tij me ekipin U-18, kur shënoi në një ndeshje të FA Youth Cup ndaj Bournemouthit në dhjetor të vitit 2022.

Ahmed është një lojtar i gjithanshëm, që mund të luajë si sulmues apo mesfushor ofensiv. Ai njihet për aftësinë e tij në krijimin e rasteve dhe shpesh është një rrezik konstant për mbrojtjet kundërshtare. Në sezonin e fundit me skuadrën U-18, ai realizoi shtatë gola dhe dhuroi pesë asistime, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ecurinë e ekipit.

Gjithashtu, Ahmed ka marrë pjesë edhe në UEFA Youth League, ku është përballur me ekipe të njohura si Bologna dhe Leipzig, duke përfituar eksperiencë ndërkombëtare të vlefshme për zhvillimin e tij.

Për sezonin 2025-2026, ai do të bëjë hapin e madh drejt skuadrës U-21, nën drejtimin e trajnerit të ri, Rob Page. Ky është një moment kyç në karrierën e tij, me klubin që beson fort në potencialin dhe cilësitë që ai sjell në repartin ofensiv. Kareem Ahmed shihet si një nga ‘yjet’ e ardhshëm të Liverpoolit dhe futbollit anglez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco