Lajmi i fundit

Live - SYRI DIGJITAL/ Heqja e non-gratës, Berisha 'rrëzon' Rama-Soros

E papritur në merkato, Tirana rikthen Erando Karabecin

E papritur në merkato, Tirana rikthen Erando Karabecin

15:16, 23/07/2025

Erando Karabeci pritet të jetë lojtari më i ri i Tiranës. Bardheblutë kanë arritur akordin për të rikthyer ish-kapitenin, që pritet të ndihmojë grupin me eksperiencën e tij.

Karabeci e nisi karrierën te Partizani, për të luajtur më pas te Tirana.

Me bardheblutë e kryeqytetit kaloi pjesën më të madhe të karrierës.

36-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Teutës. Në Durrës qëndroi për tre vite, para se të dilte lojtar i lirë.

Tirana vijon përgatitjet për sezonin e ri. Javën e ardhshme skuadra niset drejt Greqisë për fazën para fillimit të kampionatit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco