Merkato në NBA/ Clippers mbledh gjithë veteranët, Lakers gjen lojtarin që i mungonte

Merkato në NBA/ Clippers mbledh gjithë veteranët, Lakers gjen lojtarin që i mungonte

12:46, 23/07/2025

Merkato e NBA ka dhuruar së fundi të tjera surpriza. Kështu, basketbollisti Marcus Smart ka lënë Washington Wizards për t’u transferuar te Lakers.

Mbrojtësi 31-vjeçar mbyll merkaton e Lakers, që kanë siguruar edhe Deandre Ayton e Jake LaRavia, përforcime deri diku të mjaftueshme për të vërtetuar ambiciet për titull të Luka Doncic dhe LeBron James.

Damian Lillard, tashmë 35 vjeç, kthehet në Portland, rikthehet në shtëpi.

Ky do të jetë fundi i historisë dhe karrierës së tij. Ai ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare me Portland, duke i paguar atij 42 milionë dollarë shtesë përveç 113 milionë dollarëve që Milwaukee Bucks i detyrohen.

Një tjetër veteran është Chris Paul, që do ta përfundojë karrierën e tij me Clippers.

Ai do të luajë sezonin e tij të 21-të në NBA. Kontrata e regjisorit 40-vjeçar vlen 3.6 milionë dollarë.

Vetëm një vit, sepse pas shumë thashethemeve, Paul më në fund po i jep fund karrierës, siç njoftoi disa ditë më parë.

Edhe Bradley Beal, pasi mbylli kontratën me Phoenix, ka vendosur të luajë për Clippers, që po mbledh gjithë veteranët e NBA-së.

Beal është 32 vjeç dhe do të luajë përkrah veteranëve si James Harden, Kawhi Leonard, Nicolas Batum dhe Brook Lopez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco