Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”. Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë. Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:
Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:
Java 1
Vendi 1 vs Vendi 4
Vendi 2 vs Vendi 3
Java 2
Vendi 1 vs Vendi 3
Vendi 2 vs Vendi 4
Java 3
Vendi 1 vs Vendi 2
Vendi 3 vs Vendi 4
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4.
Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria. Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”.
Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: