Lamtumira e Lucas Vazquez: Mund të largohem unë nga Real Madridi, por Real Madridi nuk do të largohet kurrë nga unë!

Lamtumira e Lucas Vazquez: Mund të largohem unë nga Real Madridi, por Real Madridi nuk do të largohet kurrë nga unë!

13:16, 16/07/2025

Pas një karriere gati 20-vjeçare të mbushur me suksese dhe emocione, Lucas Vazquez i ka dhënë fund aventurës së tij te Real Madriid, duke konfirmuar zyrtarisht largimin përmes një letre prekëse drejtuar tifozëve në rrjetet sociale.

Edhe pse largimi i Luka Modric-it ishte bërë publik para ndeshjes së tij të fundit në “Santiago Bernabeu”, ajo e Vazquez kishte mbetur një sekret i hapur. As klubi dhe as vetë lojtari nuk kishin konfirmuar gjë deri më sot, por me ardhjen e Trent Alexander-Arnold, që shihet si titullar i padiskutueshëm në pozitën e tij, gjithçka u bë e qartë.

Letra e lamtumirës: Real Madridi është shtëpia ime

Në postimin e tij, kapiteni i Real Madridit nisi duke kujtuar ditët e para si një adoleshent plot ëndrra:

“Të dashur Madridistë, kanë kaluar pothuajse dy dekada që kur mbërrita në Valdebebas si një 16-vjeçar plot ëndrra dhe emocion për të veshur këtë fanellë.

Çdo hap në këtë rrugëtim ka qenë një dhuratë. Me kalimin e viteve, Madridi u bë shtëpia ime.”

Vazquez kujtoi netët magjike të Ligës së Kampionëve, emocionet e fitoreve dhe titujt e shumtë që ndau me klubin dhe tifozët:

“Jetuam net të paharrueshme, festuam 23 trofe dhe krijuam kujtime që do të mbeten përgjithmonë me mua.”

Ai falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e udhëtimit të tij: presidentin, bordin drejtues, stafin, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët:

“Ju më shtytë gjithmonë të jap më shumë.”

Fundi i një epoke

Vazquez më pas konfirmoi zyrtarisht se ka luajtur ndeshjen e fundit me klubin e jetës së tij:

“Sot, pas më shumë se 400 ndeshjesh, erdhi momenti për t’i thënë lamtumirë klubit të jetës sime. Por largohem i qetë, sepse e di që dhashë gjithçka.”

Ai theksoi krenarinë që ka ndier gjithmonë për të veshur fanellën e “Los Blancos”:

“Jam ndier gjithmonë me fat për përgjegjësinë dhe privilegjin që vjen me këtë stemë në gjoks.

Kam shijuar çdo ndeshje, çdo stërvitje, çdo udhëtim. Nëse mësohet një gjë nga ky udhëtim, është se askush nuk duhet të të thotë që nuk mund të arrish diçka.”

Duke përmbyllur letrën e tij, ai emocionoi miliona tifozë me fjalët:

“Mund të largohem unë nga Real Madridi, por Real Madridi nuk do largohet kurrë nga unë.”

“Kudo që të shkoj, do të them me krenari se kam pasur nderin të luaj për klubin më të madh në botë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco