Skandali në Spanjë për festën e Lamine Yamal, furtunë kritikash mbi 'yllin' e Barçës

Skandali në Spanjë për festën e Lamine Yamal, furtunë kritikash mbi 'yllin' e Barçës

11:14, 16/07/2025

Polemikat rreth festës së 18-vjetorit të ‘yllit’ të Barcelonës, Lamine Yamal, nuk po shuhen. Sipas asaj që raporton gazeta MARCA, qeveria spanjolle po shqyrton mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj futbollistit, pas prezencës së disa personave me akondroplazi (një formë e nanizmit) që ishin të ftuar në festë si argëtues, duke ngjallur indinjatë të gjerë në opinionin publik.

Në këtë drejtim ka reaguar edhe José Manuel Rodríguez Uribes, president i Këshillit të Lartë të Sportit në Spanjë, i cili theksoi rëndësinë që figura publike si sportistët të përçojnë mesazhe pozitive:

“Mesazhet që sportistët transmetojnë duhet të jenë gjithmonë pozitive. Sporti është i lidhur ngushtë me vlerat dhe respektin. Mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim.”

Uribes nuk e konfirmoi qartë nëse do të ngrihet një padi formale, por shprehu mirëkuptim për qëndrimin e Ministrisë së të Drejtave Sociale, e cila ka nisur një iniciativë për mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe të drejtave themelore të njeriut.

“Ka kuptim të plotë që qeveria të ndërhyjë në një rast të tillë. Liria personale duhet të ecë krah për krah me respektin ndaj të tjerëve, veçanërisht ndaj atyre që janë në pozita të ndjeshme sociale.”

Në fund, Uribes kërkoi që kjo çështje të trajtohet pa dramatizim dhe pa gjykime të ashpra:

“Nuk duhet ta stigmatizojmë askënd, as lojtarin. Lamine është ende shumë i ri dhe duhet të fokusohemi në edukim dhe ndërgjegjësim për raste të tilla.”

Ngjarja ka hapur një debat të gjerë në Spanjë, mes atyre që e shohin si një gabim të padashur rinor dhe atyre që kërkojnë masa të qarta për të parandaluar sjellje fyese ndaj personave me aftësi ndryshe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco