PSG vendos në shitje 11 lojtarë pas Botërorit për Klube, nis revolucioni i Luis Enrique-s

PSG vendos në shitje 11 lojtarë pas Botërorit për Klube, nis revolucioni i Luis Enrique-s

09:09, 16/07/2025

Pas humbjes në finalen e Botërorit për Klube ndaj Chelsea-t, Paris Saint-Germain është gati të nisë një revolucion të thellë në skuadër. Edhe pse sezoni u mbyll me triumfin historik në Champions League, trajneri Luis Enrique dhe drejtori sportiv Luis Campos janë të vendosur të largojnë disa emra për të rifreskuar skuadrën dhe për ta përgatitur atë për sfidat që e presin.

Sipas ‘Le Parisien’, plot 11 lojtarë janë vënë në merkato, për t’u shitur ose për t’u huazuar. Objektivi kryesor i PSG-së është ndërtimi i një skuadre më të ekuilibruar dhe konkurruese, nisur nga Superkupa e Evropës që do të zhvillohet më 13 gusht, në Udine, kundër Tottenhamit, dhe më pas mbrojtja e titullit në Ligue 1.

Kush janë 11 lojtarët që PSG ka nxjerrë në shitje?

Lista përfshin emra të rëndësishëm që nuk kanë bindur gjatë sezonit apo kanë humbur vendin në plane:

  • Milan Skriniar
  • Nordi Mukiele
  • Carlos Soler
  • Marco Asensio
  • Randal Kolo Muani

 

Këta pesë lojtarë pritet të largohen me prioritet, pasi shumica kanë qenë të huazuar ose nuk kanë gjetur hapësirë në skemën e trajnerit spanjoll.

Në listë janë edhe lojtarë që luajtën pak ose aspak gjatë Botërorit për Klube në SHBA:

  • Gabriel Moscardo
  • Lucas Hernandez
  • Lucas Beraldo
  • Lee Kang-in
  • Gonçalo Ramos

 

Këta konsiderohen tepricë nga Luis Enrique dhe Campos dhe klubi do të kërkojë të gjejë blerës sa më shpejt, për të bërë hapësirë për afrime të reja.

Emri më i përfolur për përforcimin e mbrojtjes është Ilya Zabarnyi, qendërmbrojtësi ukrainas i Bournemouth-it, që shihet si objektivi kryesor i kësaj vere për PSG-në.

Ristrukturimi i PSG-së ka nisur dhe vera pritet të sjellë lëvizje të mëdha në "Parc des Princes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco