Manchester City zyrtarizon Kolo Touré si ndihmës i Pep Guardiolës

Manchester City zyrtarizon Kolo Touré si ndihmës i Pep Guardiolës

08:41, 16/07/2025

Manchester City ka konfirmuar se Kolo Touré do të jetë zyrtarisht zëvendësi i Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Pas eksperiencës së suksesshme si pjesë e stafit teknik gjatë Kupës së Botës për Klube, ish-mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë është bërë pjesë e përhershme e pankinës së "Citizens".

Touré, i cili ka qenë futbollist i Manchester City-t në periudhën 2009–2013, rikthehet në klubin ku ka lënë gjurmë si lojtar, tashmë me një rol të ri dhe të rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës.

Drejtori sportiv i klubit, Hugo Viana, u shpreh entuziast për këtë emërim:

“Jemi shumë të lumtur që Kolo do të jetë pjesë e përhershme e stafit të skuadrës së parë. Ai sjell me vete një përvojë të jashtëzakonshme në nivelet më të larta, si dhe njeh shumë mirë kulturën e Manchester City-t dhe ambientin tonë. Puna që ka bërë me ekipin U-18 ka qenë e shkëlqyer dhe integrimi i tij në stafin e parë do të ndihmojë shumë në kalimin më të lehtë të talenteve nga akademia në ekipin A.”

Emërimi i Touré-së shihet si një hap strategjik për të forcuar lidhjen mes akademisë dhe skuadrës së parë, ndërsa vetë Guardiola fiton një bashkëpunëtor me përvojë në fushë dhe tashmë edhe në bankinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco