Kampionia e Shqipërisë/ Egnatia humbet thellë në transfertë, eliminohet nga Champions League

Kampionia e Shqipërisë/ Egnatia humbet thellë në transfertë, eliminohet nga Champions League

22:55, 15/07/2025

Egnatia u mund 5-0 në Islandë ndaj Breidablik, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë eliminohen kështu nga ky kompeticion, edhe pse kishin fituar 1-0 në takimin e parë.

Vendasit u hodhën në sulm menjëherë dhe e panë veten në avantazh pas çerek ore lojë, falë golit të Thorsteinsson.

Einarsson dyfishoi shifrat pak më vonë, duke ndëshkuar kështu skuadrën e Edlir Tetovës.

Thorsteinsson dhe Einarsson kompletuan dopietat personale, brenda pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Omarsson çoi shifrat në 5-0.

Egnatia eliminohet nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, por do të vazhdojë rrugëtimin europian në Conference League, në turin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco