Deklarata befasuese e Toto Wolff : Gjatë një eventi godita me grusht Raikkonen për të mbrojtur Russell

Deklarata befasuese e Toto Wolff : Gjatë një eventi godita me grusht Raikkonen për të mbrojtur Russell

18:15, 15/07/2025

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, gjatë një interviste dhënë së fundi, ka befasuar të gjithë.

Ai ka pranuar se gjatë një eventi “gala”, ku FIA shpërblen fituesit e kampionatit botëror, ka patur një incident me Kimi Raikkonen.

Bëhet fjalë për eventin e vitit 2018, kur finlandezi u paraqit i dehur.

Piloti ishte i pranishëm për të marrë çmimin për vendin e tretë në kampionatin botëror të Formula 1 të atij viti.

Piloti finlandez, asokohe me Ferrarin, kishte pirë dukshëm dhe kishte krijuar disa momente komike si në hyrje të eventit, në audiencë, prapa skenës dhe së fundmi në skenë.

Në disa nga këto imazhe, Kimi Raikkonen u fotografua së pari me George Russell, kampionin e Formula 2 të atij viti dhe më pas me Toto Wolff, drejtorin e ekipit të Mercedes.

“Është një histori paksa e sikletshme, por kështu ndodhi”, sqaron Toto Wolff, që më tej shton: “U rrita në një mjedis të vështirë, ku ndonjëherë duhej të mbroheshe.

Ishim në Shën Petersburg për ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe një pilot i Formula 1, Raikkonen, për të qenë i saktë, e ofendoi George edhe pse ai kishte fituar titullin e F2”, kujton Wolff.

“Më duhej ta godisja me grusht dhe kjo ishte fundi. Unë jap gjithçka për familjen dhe ekipin tim. Nëse është e nevojshme, gjithmonë do të përpiqem t’i mbroj ata dhe unë vetë kam nevojë për mbështetjen e ekipit tim”, deklaroi shefi i Mercedes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco