Çelsi i dha “leksion” futbolli PSG-së duke e mposhtur me rezutlatin 3 me 0 në finalen e madhe të Botërorit të Klubeve. Në përfundim të sfidës, gjatë ceremonisë së ndarjes së medalieve, nuk munguan as çmimet individuale.
Portieri i Çelsit, Robert Sançez, u zgjodh edhe më i miri i këtij turneu, teksa iu dorëzua “doreza e artë”. 27-vjeçari luajti 6 nga 7 takimet në këtë Botëror, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Klubeve, u zgjodh sulmuesi i PSG-së, Desire Doue. 20-vjeçari shënoi 1 gol si dhe regjistroi 1 asist.
Ndërkohë që lojtari i ndeshjes në finalen e madhe u zgjodh pikërisht Kol Palmer, që ishte protagonist me dopietë golash dhe asist në këtë triumf 3 me 0.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: