Milani nis zyrtarisht sezonin e ri: Tare lavdëron Allegrin dhe zbulon ofertën për Jasharin

Milani nis zyrtarisht sezonin e ri: Tare lavdëron Allegrin dhe zbulon ofertën për Jasharin

16:13, 07/07/2025

Ka nisur zyrtarisht sezoni 2025/2026 për Milanin, dhe në “Casa Milan” u prezantuan dy figurat e reja kyçe të klubit: trajneri Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv Igli Tare. Të dy dolën në konferencë për shtyp, duke hapur siparin e një kapitulli të ri për kuqezinjtë.

Gjatë paraqitjes së tij, Tare shprehu mirënjohjen ndaj trajnerit të ri dhe stafit të tij:

"Falënderoj Allegrin dhe stafin e tij për këtë fillim të ri. Klubi e mirëpriti menjëherë ardhjen e tij, pasi tek ai pamë një figurë të rëndësishme që do të sjellë eksperiencë dhe një mentalitet fitues."

Në vazhdim, drejtori sportiv u ndal edhe tek çështjet e merkatos, me një fokus të veçantë mbi futbollistin Ardon Jashari:

"Po punojmë për transferimin e Jasharit. Na intereson shumë që të vijë te Milani dhe edhe ai dëshiron këtë gjë. Megjithatë, aktualisht duhet të respektojmë marrëdhënien e tij kontraktuale me Club Brugge. Ne kemi bërë një ofertë të madhe, që pasqyron si vlerën e lojtarit, ashtu edhe atë të klubeve të përfshira. Shpresoj që kjo çështje të mbyllet në mënyrën më të mirë për të gjitha palët."

Ky është një sinjal i qartë se Milani po synon të ndërtojë një skuadër me ambicie të mëdha, nën drejtimin e dy emrave me peshë si Allegri dhe Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco