Në mjediset e “Casa Milan” është kryer sot prezantimi i Massimiliano Allegri, që rikthehet si trajner i kuqezinjve: “Jam i lumtur që jam këtu. Le ta fillojmë këtë aventurë dhe të përpiqemi të marrim pak kënaqësi.
Ne filluam menjëherë të punojmë me drejtorin sportiv dhe me të gjithë klubin. Për të marrë rezultate duhet të jesh një bllok i vetëm, duhet të lëvizësh të gjithë në të njëjtin drejtim me profesionalizëm. Një domosdoshmëri për një klub si Milan”, tha Allegri.
“Këtë mëngjes ishte seanca e parë stërvitore, fillon një aventurë fantastike. Jam shumë i lumtur dhe kam entuziazëm të madh. Kam gjetur shumë njerëz që i kam lënë dhe shumë njerëz të rinj, të cilët janë gjithmonë një stimul i rëndësishëm”, shtoi trajneri i kuqezinjve.
I pyetur se çfarë pret nga ky ekip në fund të sezonit, Allegri komentoi: “Të mos flasim për këto gjëra. Duhet të punojmë me vendosmëri për të qenë në kushtet më të mira të mundshme në mars. Objektivi i parë është që Milani të kthehet të luajë në Champions League, duke qenë një ekip i klasit botëror. Në mars do të duhet të jemi në ato pozicione.
Kur punon te Milani, duhet të kesh ambicien për të marrë rezultatet më të mira. Ky besim është i nevojshëm. Nëse jemi të mirë në pozicionet më të rëndësishme, do të jemi në gjendje të konkurrojmë në mënyrën më të mirë. Do ta arrijmë atje vetëm me punë të përditshme”, tha Allegri.
Në lidhje me merkaton, ai tha: “Drejtori Igli Tare po kujdeset për tregun. Kam 25 lojtarë në dispozicion dhe jam shumë i kënaqur me ta. Gjëja e rëndësishme do të jetë të punojmë mirë për të qenë gati për 17 gushtin, kur do të luajmë ndeshjen e parë vendimtare në Kupën e Italisë“.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: