Reali i Madridit përjetoi një situatë të pazakontë pas ndeshjes kundër Borusias së Dortmundit.
Madrilenët siguruan kualifikimin dhe lojtarët u larguan gradualisht nga stadiumi për t’u hipur në autobus dhe për t’u drejtuar për në aeroplanin që do t’i kthente në Palm Beach, Majami, qendrën e tyre të grumbullimit në Kupën e Botës për Klube.
Megjithatë, Madridi u përball me një situatë të papritur.
Me të gjithë skuadrën tashmë në autobus dhe Florentino Perez gjithashtu në makinën e tij, klubi madrilen u detyrua të largohej pa yllin e vet, Kylian Mbappe.
Sulmuesit francez iu desh gati një orë kohë për t’iu nënshtruar një testi antidoping dhe e gjithë skuadra u largua nga stadiumi “MetLife” pa të.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: