Santiago Gimenez dëshiron të tregojë vlerën e tij te Milani. Sulmuesi meksikan, i cili fitoi finalen e Kupës së Artë CONCACAF me ekipin e tij kombëtar, foli për të ardhmen e tij te kuqezinjtë në një konferencë për shtyp.
Ai ka shuar thashethemet për një lamtumirë të mundshme: “Ndihem si në shtëpi në Milano. Po jetoj një ëndërr, falënderoj Zotin që më dha mundësinë të jem në një ekip kaq të madh si Milan.
Mendoj se ka pasur shumë thashetheme se mund të largohem nga ky klub, por jam shumë i lumtur atje”, tha Santiago Gimenez, që erdhi te Milani në janar, duke realizuar 6 gola në 19 ndeshje.
“Fola me menaxherin, me stafin teknik dhe ideja është që të qëndroj. Do të përpiqem të tregoj versionin më të mirë të vetes, sepse nuk dua të humbas një mundësi si kjo”, tha Santiago Gimenez.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: