Premier League/ Arsenali shpartallon Chelsean në derbin e Londrë

Premier League/ Arsenali shpartallon Chelsean në derbin e Londrë

22:58, 23/04/2024

Arsenali “masakroi” me rezultatin 5-0 Chelsean në derbin e Londrës, një duel ky i prapambetur i vlefshëm për javën e 29-të të Premier Ligës.

Falë këtij triumfi skuadra e Artetës mori kryesimin e përkohshëm të kampionatit me 77 pikë në 34 ndeshje. “Topçinjtë” kanë 1 ndeshje më shumë se Liverpooli dhe 2 më shumë se Manchester City. 

Për sa i përket duelit ndaj Chelseat, pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Trosard, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës Arsenali shënoi plot 4 herë të tjera, dopjetat personale të White dhe Havertz, i dhanë një “shuplakë” të fortë skuadrës së Pochetinos, që është stakuar në vendin e nëntë në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco