Arrihet marrëveshja, Giroud nënshkruan me klubin nga MLS

Arrihet marrëveshja, Giroud nënshkruan me klubin nga MLS

22:39, 23/04/2024

Olivier Giroud ka vendosur të largohet nga Evropa, për t’u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi francez tashmë ka nënshkruar kontratën me Los Angeles dhe mund të konsiderohet si lojtar i tyre.

Pas marrëveshjes verbale të raportuar në mars, Giroud gjithashtu ka nënshkruar të gjitha dokumentet zyrtare si lojtar i ri i LAFC.

Ai do të largohet si lojtar i lirë nga Milani dhe zyrtarizimi i lëvizjes pritet të bëhet në orët në vijim.

Giroud ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2025.

Kësisoj, 37-vjeçari do të qëndrojë te Milani deri në fund të këtij sezoni, për t’iu bashkuar pastaj klubit nga MLS.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco