Seria A aprovon kërkesën e Interit për ndeshjen me Torinon

Seria A aprovon kërkesën e Interit për ndeshjen me Torinon

19:58, 23/04/2024

Tashmë është zyrtare, Inter-Torino, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të Serisë A, do të luhet të dielën e 28 prillit në orën 12:30.

Kjo përballje nuk do të luhet të shtunën e datës 27 në orën 15:00 siç ishte planifikuar, por do të zhvillohet të dielën.

Ky lajm u bë publik nga Seria A, ndërsa arsyeja për shtyrjen e kësaj ndeshje është bërë kërkesa e Interit, që pas këtij takimi planifikon që të festojë në rrugët e Milanos fitimin e titullit të 20-të kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco