VIDEO/ Interi e mbyll si kampion pjesën e parë me Milanin

VIDEO/ Interi e mbyll si kampion pjesën e parë me Milanin

21:45, 22/04/2024

Inter po fiton me rezultatin minimal 1-0 ndaj Milanit pas pjesës së parë, në atë që njihet ndryshe si “Derby della Madonnina”.

Golin e epërsisë për zikaltrit e shënoi në minutën e 19-të Francesco Acerbi, i cili pas ekzekutimit të rivënies këndore shënoi me kokë në cepin e djathtë të Mike Maignan.

Milani nuk tregoi shumë në këtë pjesë të parë, përveç një rasti të Rafael Leaos në minutën e 29-të por gjuajtja e tij ishte shumë e lehtë për t’u ndalur nga Yann Sommer.

Interi pati edhe një mundësi të mirë shënimi në minutën e 38-të, por goditja e Marcus Thuram u ndal nga shtylla.

Zikaltrit nuk u ndalën së tentuari për të gjetur golin e dytë dhe iu afruan atij përsëri në minutën e 40-të kësaj radhe me Henrikh Mkhitaryan, por Maignan reagoi siç duhet për t’ia mohuar golin.

Pjesa e dytë garanton më shumë lojë të hapur dhe sulmuese nga të dyja skuadrat, sidomos duke marrë parasysh se në rast fitoreje Interi siguron matematikisht titullin kampion.

Duke pasur në mendje këtë, Milani do të bëjë të pamundurën që ta shtyjë së paku edhe pak kohë festën e Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco