Publikohen formacionet zyrtare të Milan-Inter, a do vendoset titulli sonte?

Publikohen formacionet zyrtare të Milan-Inter, a do vendoset titulli sonte?

20:31, 22/04/2024

Derbi i Milanos sot mund të jetë vendimtar për titullin kampion në Serinë A.

Ai mund të dekretojë titullin kampion për Interin që sot në rast fitoreje, edhe pse zikaltrit nuk janë në trysni, pasi tashmë festa për yllin e dytë në fanellë është thjesht çështje kohe.

Milani do të mundohet të prishë festën zikaltër në një duel ku trajneri Pioli ka çuditur paksa me zgjedhjet që ka barë sot. Ai ka rreshtuar Rafael Leaon si qendërsulmues, duke vendosur pas krahëve të tij treshen Musah-Pulisiç-Loftus-Çik.

Nga ana tjetër, Darmian është mes titullarëve të Inzagit në prapavijë, teksa sulmin e udhëheq dyshja Lautaro Martinez-Turam.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco