Bundesliga/ Leizpig fiton dhe vijon duelin me Dortmund, Gjasula dëmtohet në triumfin e Darmstadt

Bundesliga/ Leizpig fiton dhe vijon duelin me Dortmund, Gjasula dëmtohet në triumfin e Darmstadt

18:33, 20/04/2024

Leipzig nuk gaboi në transfertë ndaj Heidenheim me miqtë që triumfuan me shifrat 1-2.

Leipzig hapi llogaritë e sfidës në minutën e 42-të me Sesko, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh.

Në të dytin, vendasit reaguan dhe barazuan në të 69-tën me anë të Dovedan.

Gjithsesi, Leipzig ia doli të gjente golin e fitores në minutën e 85-të pas një kundërsulmi perfekt të finalizuar nga Openda.

Pas kësaj fitoreje, Leipzig mban vendin e katërt me 59 pikë, tre më shumë se Dortmundi që për momentin ka një ndeshje më pak.

Në anën tjetër, Heidenheim mbetet në vendin e 10 me 34 pikë.

Ndërkohë, Darmstadt mposhti Koln në transfertë me rezultatin 0-2.

Titullar në këtë sukses për Darmastadtin ishte edhe lojtari i kombëtares, Klaus Gjasula, që luajti deri në minutën e 43, ku u zëvendësua për shkak të një dëmtimi.

Gjithsesi, Darmstadt edhe pas kësaj fitoreje mbetet i fundit me 17 pikë duke qenë një hap larg rrëzimit në Bundesliga 2.

Në ndeshjet e tjera, Hoffenheim mposhti 4-3, Borussia Moenchengladbach, ndërsa Wolfsburg fitoi 1-0 ndaj Bochum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco