Dhuroi asist fantastik në kampionat, Mirlind Daku zgjidhet lojtari i ndeshjes

Dhuroi asist fantastik në kampionat, Mirlind Daku zgjidhet lojtari i ndeshjes

18:05, 20/04/2024

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.

Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultat 1-1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë.

Daku asistoi në minutën e 21-të, ndërsa skuadra e tij pësoi gol në minutën e 43-të.

Daku e kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67-të.

Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7. 

Për sa i përket Mario Mitajt, mbrojtësi shqiptar nuk ishte i disponueshëm në këtë derbi me Dakun për shkak kartonësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco