Atalanta e Gjimshitit eliminon Liverpool, Roma gjunjëzon  Milanin

Atalanta e Gjimshitit eliminon Liverpool, Roma gjunjëzon Milanin

23:00, 18/04/2024

Roma është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Europa League, pasi eliminoi Milanin. Pas fitores 0-1 në aktin e parë, Dybala me shokë triumfuan 2-1 në Stadio Olimpico (Rome). Ndeshja u zhbllokua në minutën e 12-të nga Mancini, i cili përfitoi në maksimum pas një topi të kthyer nga shtylla, duke e patur kështu një lojë fëmijësh për të dërguar topin pas shpinës së Maignan. Kuqezinjtë u hodhën në sulm, por nuk u treguan aspak cinikë, teksa e pësun sërish në të 22-tën. Një goditje si në Playstation e Paulo Dybalas, e majta vrastare e argjentinasit “ndezi” sërish festën në shkallët e stadiumit.

Një karton i kuq i Celik për vendasit i dhuroi shpresë Milanit, për një përmbysje të mundshme. Gjithsesi, diçka e tillë nuk ndodhi, goli i Gabbias shërbeu vetëm për statistikë,  Roma ruajti me fanatizëm epërsinë, për të marrë kështu një kualifikim të madh.

Nuk mund të kishte eleminim më “të hidhur”, për Jurgen Klopp, nga një trofe evropian sesa ky në sezonin e tij të fundit, në drejtimin e “Të Kuqve”, të Liverpool, me këta të fundit, që nuk shkuan më shumë se fitorja, 0 me 1, në “Geëiss Stadium”, ndaj Atalanta-s, të Berat Gjimshitit, duke mos arritur të përmbysin humbjen 3 me 0, të një jave më parë, në “Anfield”.

Goli i vetëm i mbrëmjes, së kësaj të enjteje erdhi nga “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, i cili përktheu në gol një 11-metërsh, në minutën e 7’-të të sfidës dhe sfida u mbyll me aq, me “Bergamaskët” që rikthehet, pas vitit 1988, në gjysmëfinalet e një kompeticioni evropian, kësaj radhe duke eleminuar një kundërshar “gjigant”.

Falë këtij rezultati, siç theksuam edhe më lart, skuadra e Berat Gjimshitit kalon në gjysmëfinalet e UEFA Europa League, teksa përballë në sfidën e parë të kësaj faze, atë të 2 majit do të kenë fituesin e çiftit Olympique Marseille-Benfica, sfida e cila aktualisht është në kohën shtesë, pas avantazhit të siguruar nga francezët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco