Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Fiorentina pret biletën për në gjysmëfinalen e Conference League , Aston Villa fiton në 'ruletën' e penalltive

Fiorentina pret biletën për në gjysmëfinalen e Conference League , Aston Villa fiton në 'ruletën' e penalltive

22:12, 18/04/2024

Fiorentina preu biletën e gjysmëfinaleve të “Conference League”. Kjo falë fitores 2-0 që arriti mbrëmjen e së enjtes. Fillimi i ndeshjes nisi më mirë për vendasit, teksa fati nuk zhbllokoi rezultatin e sfidës. Me rastet e shumta në pjesën e parë, por të pashfrytëzuar nga lojtarët e Fiorentinës, u mbyll ky fraksion i lojës.

Në të dytën, llogaritë për Plzen u ndërlikuan, kur Cadu u ndeshkua me karton të kuq në minutën e 66-të, vetëm pas ndërhyrjes së sistëmit “VAR”. Fiorentina ishte disi kaotike më pas dhe nuk shfrytëzoi avantazhin numerik. Me rezultatin 0-0 në të dyja ndeshjet, ekipet iu drejtuan shtesave ku Fiorentina zhbllokoi shifrat me anë të Nico Gonzales. Me 1 gol dhe 1 futbollistë më shumë, vendasit kishin më shumë hapësira dhe në pjesën e dytë të shtesës ishte kapiteni Cristiano Biraghi që vulosi fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij.

Ndërkohë, në përballjen tjetër, Aston Villa kaloi për në fazën gjysmëfinale edhe pse kjo erdhi vetëm nga seria e 11-metërshave. Lille gjeti shumë shpejt golin e avantazhin, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2. Në pjesën e dytë, francezët shënuan sërish duke marrë epërsinë në dy takimet, por shumë pak para fundit, anglezët shkurtuan diferencë, duke çuar çdo gjë në shtesë. Edhe aty nuk pati shumë histori, me skuadrat që iu drejtuan penalltive. Fati dhe merita e Emiliano Martinez bën që Aston Villa të prekë gjysmëfinalet e “Conference League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco