Skenari i ‘çmendur’/ Italia dhe Gjermania me 6 ekipe në Champions...?

Skenari i ‘çmendur’/ Italia dhe Gjermania me 6 ekipe në Champions...?

15:03, 18/04/2024

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!

Gjithçka lidhet me Atalantën dhe Borussia Dortmund. Nëse skuadra e Berat Gjimshitit arrin të fitojë Europa League dhe renditet në kampionat në vendin e pestë ose të gjashtë, atëherë 6 ekipe italiane do të marrin pjesë në Champions.

E njëjta gjë edhe nëse Dortmundi fiton Championsin dhe renditet në vendin e pestë ose të gjashtë.

Në kushte të tilla do të merrnin pjesë 6 skuadra nga Bundesliga në grupet e turneut të më të fortëve.

Në të dyja rastet, kampionati italian dhe ai gjerman do të përfaqësoheshin me nga një skuadër më pak në Europa League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco