Real Madrid ka mposhtur Manchester City në “Etihad” pas 120 minutave lojë. Ishin penalltitë që dërguan madrilenët në gjysmëfinale të Champions League.
Madrilenët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12.Ishte një kundërsulm perfekt me brazilianin Rodrigo i cili mposhti portierin Ederson.
Në minutën e 76 ishte “magjistari” belg, De Bruyne i cili dërgoi topin në rrjetën e spanjollëve.
Në lotarinë e 11-metërshave gaboi fillimisht një legjendë si Modric, por City nuk e shfrytëzoi epërsinë psikologjike pas serisë së parë, pasi dështuan njëri pas tjetrin dy lojtarë me shumë përvojë si Bernardo Silva dhe Kovacic.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar në barazim 3-3.
Në gjysmëfinale, Real Madrid do të përballet me bavarezët e Bayern Munchen.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: