Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

A do ta ndryshojë vendimin e Mbappé triumfi në Champions? Ylli francez shuan të gjitha dilemat

A do ta ndryshojë vendimin e Mbappé triumfi në Champions? Ylli francez shuan të gjitha dilemat

18:42, 17/04/2024

Kylian Mbappé ishte një nga protagonistët e mëdhenj të fitores 4-1 të PSG në fushën e Barcelonës. Një sukses që i mundësoi skuadrës pariziene të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe të vazhdonte ndjekjen e ëndrrës, për ta fituar për herë të parë këtë trofe.

Kapiteni i kombëtares franceze, i cili është i lidhur me Real Madridin për sezonin e ardhshëm (kur t’i përfundojë kontrata e tij me PSG), ka shënuar mbrëmjen e djeshme dy golat vendimtarë në pjesën e dytë.

I pyetur nga gazetarët nëse fitorja do ndikojë në vendimet për të ardhmen, Mbappé iu përgjigj me një “Jo” të përsëritur tri herë pyetjes nëse triumfi i mundshëm në Ligën e Kampionëve mund ta modifikojë në ndonjë mënyrë atë që duket të jetë një vendim tashmë i marrë.

Më pas ai nënvizoi: “Ndihem krenar që jam te PSG, e kam pasur këtë ndjenjë që nga dita e parë. Krenaria e të luajturit për këtë klub, e përfaqësimit të klubit nga kryeqyteti i vendit tim, është diçka e veçantë për mua, sepse jam rritur në Paris. Ta përjetosh një natë si kjo si parizien është fantastike. Ne kemi bërë një hap tjetër, por duhet të qëndrojmë të qetë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco