Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Nga 300 deri në 3000 lekë, Partizani nxjerr në shitje biletat e derbit

Nga 300 deri në 3000 lekë, Partizani nxjerr në shitje biletat e derbit

17:45, 17/04/2024

Partizani do të luajë në shtëpi përballë Dinamos ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” më 20 prill, do të startojë në orën 18:00.

Disa ditë para kësaj sfide, klubi i kuq ka nxjerrë biletat në shitje. Çmimet e biletave të derbit fillojnë nga 300 lekë deri në 3000 lekë që kushton tribuna VIP.

Image

Lajmin për nxjerrjen në shitje të biletave të derbit e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit me anë të një postimi në faqen zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco