Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

'Vetëm një ekip mbi Bayernin', Kahn: E çuditshme situata e Tuchel

'Vetëm një ekip mbi Bayernin', Kahn: E çuditshme situata e Tuchel

16:37, 17/04/2024

 

Bayern Munich ka shfaqur probleme të shumta gjatë këtij sezoni në Bundesliga, ndërkohë që në Champions League është një tjetër histori.

Bavarezët dështuan në kampionat përballë një super Leverkuseni, që dominoi dhe meritoi titullin e parë në histori falë futbollit fantastik që ka shfaqur.

Por ndryshon muzika në turneun e më të fortëve, me rekordmenët e futbollit gjerman që transformohen totalisht në duelet e zjarrta europiane.

Skuadra e Thomas Tuchel luan sonte për një biletë në gjysmëfinalet e Championsit. Në Mynih zbarkon Arsenali, skuadra nënkampione e Anglisë.

Ndeshja e parë në “Emirates” u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë që në Gjermani pritet një tjetër sfidë spektakolare.

Oliver Kahn, ish-portier, kapiten dhe CEO i Bayernit, uroi “Aspirinat” e Bayer Leverkusenit për titullin. Teksa theksoi se vetëm një skuadër qëndron mbi Bayernin.

“Thomas Tuchel, i cili dërgoi PSG-në me yje problematikë në finale dhe fitoi Championsin me Chelsean, është hasur me probleme të shumta te Bayerni.

Nuk mund të gjykoj në lidhje me problemet, sepse nuk jam më i përfshirë. Gjithsesi, Thomas është një person dhe partner shumë i hapur, me të cilin mund të bisedosh lirisht.

Leverkuseni ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Kjo ishte mënyra e vetme për të mundur Bayernin dhe për ta zbritur nga froni.

Por, ndoshta përveç Manchester Cityt, nuk ka skuadër tjetër më të mirë se Bayerni”, u shpreh legjenda gjermane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco