E mbani mend Romarion? Kampioni i botës në ‘USA 1994’ kthehet të luajë futboll në moshën 58-vjeçare

E mbani mend Romarion? Kampioni i botës në ‘USA 1994’ kthehet të luajë futboll në moshën 58-vjeçare

13:40, 17/04/2024

Koncepti trajner-lojtar është tashmë i rrënjosur në futbollin modern.

Futbollistët si Wayne Rooney, Ryan Giggs dhe madje edhe vetë Romario, me Vasco da Gaman, kanë ndërthurur rolin e tyre si lojtar me postin e trajnerit.

Megjithatë, “ylli” brazilian sapo ka krijuar një koncept të ri: lojtar-president. Sipas medias braziliane “Globoesporte”, në moshën 58-vjeçare Romário de Souza do të veshë sërish uniformën e futbollistit për të mbrojtur ngjyrat e klubit që ai udhëheq, America de Rio de Janeiro.

Sipas këtij mediumi, kampioni i botës i vitit 1994 do të marrë pagën minimale dhe do t’ia dhurojë vetë klubit. Ish-futbollisti i Barcelonës doli në pension në vitin 2009 dhe mori presidencën e “klubit të zemrës së tij” janarin e kaluar. America RJ është në Serinë D, ekuivalente me divizionin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco