Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Daku i papërmbajtshëm, sulmuesi kuqezi shënon përsëri gol në kampionatin rus

Daku i papërmbajtshëm, sulmuesi kuqezi shënon përsëri gol në kampionatin rus

16:36, 29/04/2024

 

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë Rubin Kazan në përballjen e javës së 26-të përballë Uralit. Daku ishte i papërmbajtshëm në minutën e 43-të, duke kaluar disa kundërshtare e me një goditje të bukur me të djathtën e dërgoi në rrjetë.

Goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka shërbyer dhe në 4 raste për shokët e skuadrës.  Daku është një titullar i padiskutueshëm te Rubin Kazan dhe besimin e trajnerit po e shpërblen më së miri.

26-vjeçari po rezulton një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë dhe pret të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për në Kampionatin Europian që do të luhet gjatë kësaj vere në Gjermani. Shqipëria do të luajë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në fazën e grupeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco