Dueli me Skënderbeun,  Asani motivon Partizanin: Forca ekipit më të mirë në Shqipëri

Dueli me Skënderbeun, Asani motivon Partizanin: Forca ekipit më të mirë në Shqipëri

16:49, 16/05/2024

 

Ylli i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani e ka mbështetur gjithmonë Partizanin dhe në prag të duelit me Skënderbeun nuk kishte si të mos ndodhte e njëjta gjë.

Përmes një video e cila është publikuar në faqen zyrtare të klubit të kuq, Asani motivon skuadrën për të dalë sërish kampion. Ndër të tjera, sulmuesi shprehet se të gjithë duhet të japin maksimumin si dhe ju uron shumë suksese.

“Përshëndetje ekipit më të mirë në Shqipëri, Partizani! Ju uroj shumë suksese cunave të Partizanit sepse kanë bërë një punë shumë të mirë deri tani dhe besoj nuk duhet ta ndalen akoma pasi kanë mbetur disa ndeshje për të dalë kampion i Shqipërisë.

Këto ndeshje do të jenë të vështira, por me ndihmën e tifozëve, stafit, trajnerit dhe presidentit do të jenë të gjithë bashkë për të arritur objektivat dhe në fund të dalin prapë kampion, sepse është ndër klubet më të mëdha në Shqipëri dhe besoj se cunat e Partizanit janë gati për të dhënë maksimumin dhe për të arritur objektivat e klubit. Forca Partizani!”, shprehet Asani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco