Ylber Ramadani: Dua të qëndroj me Leçen në Seria A, pastaj të bëj mirë në Europian për Shqipërinë

Ylber Ramadani: Dua të qëndroj me Leçen në Seria A, pastaj të bëj mirë në Europian për Shqipërinë

12:32, 17/04/2024

Të dielën mund të ketë përballje mes futbollistëve të Kombëtares shqiptare në Seria A.

Leçe e Ylber Ramadanit do të sfidojë në transfertë Sasuolon e Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës.

Përpara këtij dueli ka folur vetë Ylber Ramadani foli në një konferencë për shtyp.

Suksesi ndaj Empolit

“Kjo fitore është e rëndësishme sepse është një kundërshtar i drejtpërdrejtë në garën për shpëtim. Ne fituam, të gjithë barazuan, Seria A është e vështirë. Do të jetë thelbësore të marrim pikë në këto gjashtë ndeshje”.

Përballja me Sasuolon

“Në çdo ndeshje ne përpiqemi të mbrojmë portën, të mos pësosh gol është shumë mirë. Le të fillojmë me këtë mentalitet. Nuk kemi arritur ende sigurinë, ka ende pikë për të marrë. Ne fituam një betejë të drejtpërdrejtë, por duhet të luftojmë”.

Forma

“Kur hyj në fushë kam shumë besim, nuk kam frikë nga askush. Thjesht dua të bëj mirë dhe ta fitoj ndeshjen. Dua të arrij fillimisht mbijetesën dhe më pas të bëj mirë në Europian”.

Lidhja me tifozët

“Dua të përshëndes të gjithë tifozët në fund të ndeshjes, sepse ata paguajnë para për të ardhur dhe për të brohoritur. Unë doja t’i falënderoja të gjithë, falë tyre ne fituam ndeshjen.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco