Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

09:49, 17/04/2024

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.

Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal.

Manchester City duket disi më favorit pas barazimit 3-3 në Madrid, për faktin se luan në shtëpi dhe vjen me petkun e kampionit në fuqi.

Megjithatë, Real Madrid mbetet gjithnjë një kockë e fortë në Champions, pasi jo më kot është rekordmen i këtij kompeticioni me 14 trofe të fituar.

Edhe sfida mes Bayernit dhe Arsenalit është e hapur pas barazimit 2-2 në Londër.

Bavarezët janë paksa favoritë se luajnë në shtëpi dhe kanë edhe historinë me vete, por këtë vit Arsenali është transformuar një skuadër e frikshme dhe mund të bëjë surpriza.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco