Champions League/ Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet

Champions League/ Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet

21:53, 16/04/2024

Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

Paris Saint Germainn e nis me vrull sfidën në Montjuic ndaj Barcelonës, por ata që shënojnë janë vendësit. I jashtëzakonshëm Lamine Yamal nga krahu i djathtë, adoleshenti i “blaugranave” depërton thellë në zonë dhe pason për Raphinhan, që e shtyn topin drejt rrjetës, 1-0.
Merr një kthesë të papritur ndeshje nga Montjuic, Araujo ndëshkohet me karton të kuq (29′), Barcelona duhet të luajë për më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, PSG ka arritur të barazojë. Ishte Dembele ai i cili ka ndëshkuar ish-skuadrën e tij

Në sfidën tjetër, Dortmund ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Atletico Madrid.

Në minutën e 34’, ka qenë Hummels që ka lënë topin për Brandt dhe ky i fundit ka ndëshkuar spanjollët.

Dortmund ka arritur të shënojë edhe golin e dytë për pak minuta ndaj Atletico Madrid.

Kaqenë Maatsen në minutën 39’ i cili ka dërguar topin në rrjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco