Superliga/ Egnatia mposht Partizanin dhe shkëputet në krye të renditjes

Superliga/ Egnatia mposht Partizanin dhe shkëputet në krye të renditjes

17:21, 14/04/2024

Egnatia rikthehet te fitorja në Superiore. Kryesuesit e kampionati reaguan pas humbjes me Erzenin, duke mposhtur 2-1 Partizanin.

Kostarikani Jurguens Montenegro ishte heroi i skuadrës nga Rrogozhina me dy golat e shënuar në pjesën e parë.

Vendasit realizuan edhe të tretin në fraksionin e dytë me anë të brazilianit Fernando, por VAR-i e anuloi.

“Demat” shkurtuan rezultatin dhjetë minuta përpara fundit falë golit të Xhuliano Skukës, por sfida nuk prodhoi më gola dhe u mbyll me fitoren e vendasve.

Egnatia kryeson me 57 pikë, 6 më tepër se Vllaznisë ndjekëse. Skuadra e Orges Shehit renditet e treta me 48 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco