VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares gjen golin e parë të kampionatit

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares gjen golin e parë të kampionatit

16:47, 14/04/2024

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muçolli, ka gjetur sot golin e parë të sezonit në kampionatin suedez, ku vesh fanellën e Goteborgut.

Futbollisti kuqezi ka shlyer kështu disi gabimin e një jave më parë në kampionat.

Ai kishte shpërdoruar një penallti në humbjen e javës së kaluar, duke u kritikuar pavarësisht se kishte bërë një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e tij.

Sot, ai bëri gjithçka mirë në fillimin e pjesës së dytë, kur shfrytëzoi gabimin e portierit të Kalmar për të çuar sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin 1-0 ekipit në transfertë.

Një gol që e festoi me një përkulje para tifozëve të tij, për të cilët ai është kthyer shumë shpejt në një prej idhujve të ekipit aktual.

https://streamin.one/v/a3a0e578

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco