U dëmtua ndaj Arsenalit, Gnabry humbet çerekfinalen e kthimit

U dëmtua ndaj Arsenalit, Gnabry humbet çerekfinalen e kthimit

17:23, 11/04/2024

Serge Gnabry ishte një ndër protagonistët e Bayernit në barazim 2-2 në Londër kundër Arsenalit, në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

28-vjeçari realizoi golin e barazimit momental 1-1 në minutën e 18-të, ndërkohë që 20 minuta përpara fundit u zëvendësua si pasojë e një problemi fizik.

Lojtari ofensiv i është nënshtruar testeve të detajuara mjekësore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 2-3 javore si pasojë e shqetësimeve muskulore.

Një lajm i keq për trajnerin Thomas Tuchel, i cili nuk mund të bazohet te lojtari i kombëtares gjermane për duelin e kthimit ndaj “Gunners”.

Bayern-Arsenal, sfidë ku do të përcaktohet edhe skuadra që kalon në gjysmëfinale, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (17 prill).

Gnabry shpreson që shokët e tij të sigurojnë kualifikimin dhe të rikthehet të japë kontributin e tij në duelet gjysmëfinale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco