Llogaritë e titullit në Serie A/ Interi del kampion me 8 pikë ose triumf në derbin me Milanin

Llogaritë e titullit në Serie A/ Interi del kampion me 8 pikë ose triumf në derbin me Milanin

22:48, 10/04/2024

Të gjithë pyesin se sa pikë i duhen Interit për të fituar titullin kampion.

Nga tani deri në fundin e kampionatit mungojnë edhe 7 ndeshje, çka do të thotë se Milani mund të grumbullojë 89 pikë në total.

Zikaltrit për momentin kanë 82 pikë dhe do të thotë se duhet të bëjnë 8 pikë në 7 javët e mbetura të kampionatit italian.

Mirëpo, një fitore e mundshme kundër Kaljarit do të bënte që zikaltrit të siguronin “match pointin” e parë dhe pikërisht në derbi.

Pra, nëse Interi fiton 2 ndeshjet e radhës do të shpallet matematikisht kampion i Serisë A.

Do të ishte historike që të ndodhte në derbi kundër Milanit, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur diçka e tillë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco