Trajneri i ri i Lazios: Immobile do japë maksimumin... për Europianin

Trajneri i ri i Lazios: Immobile do japë maksimumin... për Europianin

20:32, 29/03/2024

Këtë të shtunë Igor Tudor do të debutojë në krye të Lazios dhe këtë e bën ndaj një kundërshtari shumë të vështirë siç është Juventusi.

Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takimi, trajneri që mori drejtimin e Laizios pas largimit të Sarrit, deklaroi se do të jetë bukur që ndeshjen e tij të parë e ka në “Olimpico”.

“Do të jetë bukur, do të kemi shumë motivim, por duhet të përgatitemi në mënyrën e duhur në çdo pikëpamje. Po mendoj për përgatitjen e skuadrës dhe jo për emocionet”, tha fillimisht ai.

I pyetur për Ciro Immobilen dhe faktin se pranë është Europiani, trajneri i Lazios tha vetëm se kapitenin e ekipit të tij do të ketë dy muaj shumë të rëndësishëm përpara.

“Me Ciron kam folur dy herë për këtë temë, e kam parë shumë të motivuar. Mendoj se interesohet për kombëtaren, varet vetëm prej tij në këta dy muaj. Ai ka shënuar gjithmonë, mendoj se do ta bëjë sërish. Unë po e llogaris shumë, ai është një djalë me cilësi jo vetëm futbollistike, por edhe njerëzore. E njoh, jam i bindur se do të ketë dy muaj të rëndësishëm”, deklaroi Igor Tudor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco