Risia/ Stadiumi i klubit të Premier League me një pishinë në çati

Risia/ Stadiumi i klubit të Premier League me një pishinë në çati

19:29, 29/03/2024

Tribuna e stadiumit të Fulhamit ka qenë në rikonstruksion prej pesë vitesh, teksa data e inaugurimit i është shtyre tri herë për shkak të problemeve të shumta.

Por, me projektin e ri inovator tanimë drejt fundit, klubi londinez premton se çdo tifoz do të mund të përjetojë eksperiencën më të mirë të shijimit të një ndeshjeje në Craven Cottage, një eksperiencë që nuk ndalet vetëm tek 90 minutat e ndeshjes së futbollit, por dhe shtatë paketat e reja të mikpritjes që përmbajnë restorante, bare, kafene dhe një pishinë.

Fulhami do të bëhet klubi i parë në Angli që do të vendosë një pishinë në stadium.

Në Angli, tendenca është gjithmonë shumë e lartë për të rritur shërbimet për publikun, por Fulhami së bashku me arkitektët kanë përdorur kësaj radhe inovacione të reja për të krijuar një përvojë të paharrueshme për secilin mbështetës të Cottagres.

Të ardhurat e fituara mund të përdoren dhe të maksimizohen në çdo ditë të vitit, duke gjeneruar burime të reja që më pas kthehen tek klubi.

Puna për tribunën e re nisi në 2019 dhe pritej që fillimisht të hapej në 2021.

Më pas, ndodhi pandemia dhe lindën probleme të reja.

Projektit të tribunës së re iu kërkua më vonë dhe licencë nga Autoriteti i Porteve, diçka që i shkaktoi një tjetër vonesë projektit.

Në planin afatgjatë, Fulham synon gjithashtu të ndërtojë një skelë në lumë, megjithëse kjo mbetet në fazat e para-planifikimit.

Sa i takon kapacitetit, Craven Cottage do të zgjerohet me 29,600 ulëse.

Klubi thotë se çmimet do të variojnë, për vend për një sezon, midis mikpritjes së nivelit fillestar nga 3,360 paundë deri në 12,000.

Me rinovimin në tribunën e re, Fulham ka deklaruar bindshëm se çdo tifoz do të mund të përjetojë eksperiencën më të mirë të një ndeshjeje futbolli në Craven Cottage, në krahasim me çdo stadium tjetër në Angli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco