Vendimi i Komisionit të Disiplinës për Açerbin, Bepe Marota: Nuk them asgjë…

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për Açerbin, Bepe Marota: Nuk them asgjë…

16:20, 29/03/2024

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për të mos dënuar Françesko Açerbin ka qenë tema më e diskutuar në ditët e fundit në Itali.

Skuadra e Interit nuk ka dalë me një deklaratë pas vendimit, ndërsa mediat kanë dashur që të pyesin administratorin Bepe Marota.

I pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës ai ka dribluar gazetarët që i kanë drejtuar mikrofonin. “Nuk kam asgjë për të thënë”, ishte fjala e shkurtër e Marotës.

Zikaltrit vendosën që të mbanin një profil të ulët në këtë situatë dhe gjithçka u zgjidh në favor të tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco