Kampionati Kombëtar i Futsallës/ Të dielën luhet derbi i kryeqytetit, hyrja falas për tifozët

Kampionati Kombëtar i Futsallës/ Të dielën luhet derbi i kryeqytetit, hyrja falas për tifozët

16:51, 28/03/2024

 

Kampionati Kombëtar i Futsallës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit është drejt fundit dhe sezoni 2023-2024 do të ulë siparin me takimin derbi, Tirana – Partizani.

Bardheblutë që kanë siguruar matematikisht titullin kampion do të përballen në derbin e kryeqytetit me të kuqtë. Kjo sfidë do të luhet të dielën më datë 31 mars në orën 20:00, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe në fundin e takimit do të organizohet edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin kampion të sezonin 2023-2024, Tirana.

Në anën tjetër, Partizani do të kërkojë fitoren për ta mbyllur në vendin e dytë në kampionat. Hyrja për tifozët në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të jetë falas.

Takimi tjetër është Flamurtari – Vllaznia, që do të luhet të shtunën në ora 20:00. Kampionati Kombëtar i Futsallës këtë sezon u zhvillua me katër faza me sistem vajtje-ardhje.

JAVA 12

Tirana Futsal-Partizani Futsal              31.03.2024        20:00

Flamurtari Futsal-Vllaznia Futsal        30.03.2024        20:00

Renditja:

1 Tirana Futsal          28 pikë

2 Vllaznia Futsal       14 pikë

3 Partizani Futsal     14 pikë

4 Flamurtari Futsal   7 pikë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco